Manitas de Plata, mjeshtri i flamenkos që e bëri kitarën gjuhë universale
Ricardo Baliardo, i njohur në botën e muzikës si Manitas de Plata, ishte një nga kitaristët më të njohur të flamenkos, i cili me stilin e tij të veçantë e çoi muzikën tradicionale rome dhe andaluziane në skenat ndërkombëtare. I lindur më 7 gusht 1921 në Sète të Francës, ai u bë i njohur për interpretimin virtuoz në kitarë dhe për kontributin në përhapjen e flamenkos përtej kufijve të Spanjës. Me prejardhje katalanase rome, Baliardo u lind në një karvan, në jug të Francës. Pseudonimi i tij, “Manitas de Plata”, që në spanjisht do të thotë “duart e vogla prej argjendi”, u bë sinonim i një stili të veçantë interpretimi, të karakterizuar nga shpejtësia, energjia dhe ndjeshmëria muzikore. Ai nisi të performonte publikisht në vitin...
Burimi:
kultplus.com