Manipuluan kontrollet në favor të Dritan Rexhepit, arrestohen për korrupsion 8 mjekë në Ekuador!
Një strukturë e përbërë nga 7 mjekë dhe një zyrtar i Shërbimit Kombëtar të Kujdesit Gjithëpërfshirës për Personat e Privuar nga Liria (SNAI) dyshohet se ka favorizuar narkotrafikantin shqiptar Dritan Rexhepi Haxhiu, i dënuar në Ekuador me 13 vite burg për vepra penale të lidhura me trafikun e drogës. Sipas hetimeve, grupi dyshohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara, certifikata mjekësore të parregullta dhe madje një gjurmë gishti të riprodhuar në lateks, për të krijuar përshtypjen se Rexhepi po përmbushte detyrimet e vendosura nga drejtësia, edhe pse ai ishte larguar nga Ekuadori. Një operacion i përbashkët i Policisë Kombëtare dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Ekuadorit çoi në arrestimin e tetë personave, të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti korrupsioni. Ministri i Brendshëm, John Reimberg, bëri...
Burimi:
javanews.al