Mancini: Lojtarëve të Italisë iu them diçka të thjeshtë, për të fituar duhet të argëtoheni
Gjithçka është gati në Coverciano për grumbullimin e Italisë, që do të përgatitet për 4 ndeshjet e ardhshme të “Nations League”. Me rikthimin e Roberto Mancinit në krye, shumë lojtarë të rinj do të marrin për herë të parë ftesën axurre. Për mesazhin e parë, Mancini tha: “Duhet të jesh skuadër që luan mirë, argëtohet dhe ke dëshirë të bësh diçka të rëndësishme. Do t’u them lojtarëve të argëtohen, sepse në sport, nëse nuk argëtohesh, nuk arrin rezultate. Kemi fatin që puna jonë është pasioni ynë”. Për zgjedhjet e tij: “Kam thirrur lojtarë të rinj sepse duhet t’i njohim drejtpërdrejt dhe të kuptojmë shpejt kush mund të jetë me ne 4 vitet e ardhshme. Kam grumbulluar më shumë lojtarë se zakonisht, sepse dua t’i shoh...
Burimi:
telesport.al