Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Manchester United sjell kampionin e botës për të mbrojtur portën në “Old Trafford”
Manchester United ka ndërmarrë hapat e parë në përpjekjen për të sjellë Emiliano “Dibu” Martínez në Old Trafford. Sipas burimeve pranë klubit, “Djajtë e Kuq” kanë nisur kontakte të drejtpërdrejta me Aston Villa, ku portieri argjentinas aktualisht është titullar dhe lider. Fituesi i Kupës së Botës 2022, i vlerësuar në rreth 40 milionë euro, nuk do të ishte kundër një lëvizjeje në një nga skuadrat e mëdha evropiane. Ai pritet të zëvendësojë kamerunasin André Onana, që ka shfaqur shpesh pasiguri, duke vënë në dyshim besueshmërinë e tij. Edhe trajneri Rúben Amorim po kërkon një përforcim të nivelit të lartë në...