Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Manchester United mbyll marrëveshjen e parë, për 70 milionë euro vjen sulmuesi brazilian
👁11291
20 Maj 2025 9:54 Telesport Matheus Cunha do të transferohet te Manchester United në fund të sezonit. Sulmuesi 25-vjeçar brazilian do të largohet nga Wolverhampton, pasi “djajtë e kuq” synojnë të aktivizojnë klauzolën e lirimit prej 70 milionë eurosh në kontratën e tij. Sipas “Sky Sports UK”, nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë mes United dhe Wolverhampton, por pritet që formalitetet të përfundojnë pasi të përfundojë Premier League. Pavarësisht interesimit nga klubet e tjera, Cunha dëshiron të luajë për Manchester United dhe marrëveshja thuhet se është pothuajse e përfunduar. Braziliani e konsideron United një nga klubet më të rëndësishme...