Manchester City do ta “blindojë” Rodrin. Frikë nga Real Madridi, rinovim deri më 2029 dhe pagë “faraonike”

Manchester City do ta “blindojë” Rodrin. Frikë nga Real Madridi, rinovim deri më 2029 dhe pagë “faraonike”

Manchester City ka vendosur si prioritet absolut rinovimin e kontratës me Rodri Hernández. Me kontratën që i skadon në qershor 2027, mesfushori spanjoll është kthyer në objektiv të dëshiruar nga Real Madridi, i cili është gati të përfitojë nga çdo turbulencë që mund të vijë si pasojë e 115 akuzave që ende rëndojnë mbi klubin anglez në Premier League. Prej kohësh, “Los Blancos” po ndjekin situatën, me shpresën se një ndëshkim i mundshëm mund të hapë rrugën e goditjes së bujshme. Për të shmangur çdo rrezik, “Citizens” kanë përshpejtuar negociatat për t’i ofruar fituesit të fundit të “Topit të Artë” rinovim “faraonik”. Sipas shtypit anglez, kontrata e re do ta lidhte me klubin nga “Etihad” deri në vitin 2029, me rrogën që do t’i rritej...