Mançester Siti gati të shpenzojë 100 mln euro për talentin portugez të Milanit, Leao

Mançester Siti gati të shpenzojë 100 mln euro për talentin portugez të Milanit, Leao

Adriatik BALLA Merkato e këtij sezoni do të mbyllet në fund të gushtit e një pjesë e vendeve e zgjasin edhe në dyjavëshin e parë të shtatorit. Klubet e mëdha po bëjnë lëvizjet e tyre, duke dashur të plotësojnë organikën para se të nisë zyrtarisht sezoni i ri. Në Premier League, Mançester Siti që zhgënjeu sezonin e shkuar dëshiron të bëjë kthesë, por për këtë nevojiten afrime të reja cilësore dhe trajneri Pep Guardiola është hedhur në sulm për të afruar elementë që bëjnë diferencë. Kështu, referuar vetë mediave sportive britanike, Mançester Siti po përgatit një lëvizje ambicioze për sezonin e ri dhe ka vënë në shënjestër një nga talentet më të mëdha të futbollit europian: Rafael Leao. Anësori portugez i Milanit është kthyer në...