Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Man. United parakalon Liverpool-in, “Djajtë” ofrojnë shumën e frikshme për Alexander Isak
2 Gusht 2025 17:02 Telesport Alexander Isak është kthyer në një “telenovelë” më vete këtë merkato verore. Prej kohësh përflitet për një transferim të mundshëm të suedezit drejt Liverpool-it. Kampioni në fuqi i Anglisë i ka ofruar Newcastle 120 milionë euro për sulmuesin suedez, por oferta e të kuqve është refuzuar nga “Qymyrxhinjtë”. Ndërkohë, “The Sun” ka raportuar sot një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit thuhet se në garë për Alexander Isak është futur fuqimisht Manchester United. “Djajtë e Kuq” kanë dështuar në transferimin e dy objektivëve që kanë pasur për sulmin, i pari Vcitor Osimhen, i cili...