Mall

Mall

Ca pika shiu ranë mbi qelq.Për ty unë befas ndjeva mall.Jetojmë te dy në një qytet,Dhe rrallë shihemi sa rrallë. Edhe m’u duk pak e çuditshmeSi erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.Qiejt e ngrysur pa lejlekëDhe shirat pa ylber në mes. Dhe thënia e vjetër e HeraklititSeç m’u kujtua sot për dreq:“Të zgjuarit janë bashkë në botë,Kurse të fjeturit janë veç”. Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,Që dot s’po zgjohemi vallë?…Ca pika shiu ranë mbi qelqDhe unë per ty seç ndjeva mall./KultPlus.com Screenshot