Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka ngritur shqetësimin për mungesën e hetimeve mbi dhunën ndaj studentëve dhe të rinjve gjatë protestave kundër qeverisë. Ai vë në pikëpyetje pavarësinë e SPAK-ut dhe kërkon që përgjegjësit, pavarësisht funksionit dhe pushtetit që kanë, të përballen me drejtësinë. Maliqi shtron pyetjen se përse nuk po hetohen pretendimet për plagosje të rënda, humbje të shikimit dhe akte dhune ndaj qytetarëve, gazetarëve, deputetëve dhe të miturve. Ai kërkon gjithashtu sqarime për kallëzimet e depozituara, vonesat në hetime dhe çështjet që lidhen me krimet zgjedhore. Reagimi: SPAK, KUJT I SHËRBEN? Kush i gjakosi studentët? Kush i gjakosi të rinjtë? Përse nuk ka nisur hetimet për Ramën, Demon dhe Skënder Hitajn lidhur me dhunën pa kriter, plagosjet, përdorimin e plumbave të gomës, aktet barbare e...