Maliq/ Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë 15-vjeçari

Maliq/ Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë 15-vjeçari

Një sherr ka ndodhur sot mes dy adoleshentëve në Maliq, ku mbeti i plagosur me thikë një 15-vjeçar. Sipas uniformave blu, dy adoleshentët mësohet se janë zënë për motive të dobëta. Autori është kapur nga policia, ndërsa i plagosuri ka marrë goditje me thikë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras, Maliq, një 14-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës thikë një 15-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën”, njofton policia. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al
Burimi: Opinion.al