Malaj pas sulmit ndaj Financave: Kur fjalët zëvendësohen me gurë, protesta humbet kuptimin

Malaj pas sulmit ndaj Financave: Kur fjalët zëvendësohen me gurë, protesta humbet kuptimin

  Petrit Malaj TIRANË- Ministri i Financave Petrit Malaj ka dënuar aktet e dhunës të regjistruara gjatë protestës në ambientet e Ministrisë së Financave në qendër të kryeqytetit duke theksuar se e drejta për të protestuar nuk mund të përdoret si justifikim për akte të dhunshme. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook Malaj nënvizon se protesta është një e drejtë themelore e qytetarëve, të cilët duhet të kenë mundësinë të shprehin pakënaqësitë, të kundërshtojnë dhe të kërkojnë llogari. Megjithatë sipas ministrit kjo e drejtë humbet kuptimin kur shoqërohet me akte dhune, që rrezikojnë sigurinë e njerëzve dhe shkaktojnë dëme në pronën publike apo private. Reagimi i Malajt vjen pas incidenteve të regjistruara në godinën e Ministrisë së Financave, ku situata u përshkallëzua me akte...