Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Makth në Cërrik! Gruaja dhunohet për orë të tëra nga bashkëshorti, në sy të fëmijëve
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes në sy të fëmijëve të tij. Shtetasi M.M., rreth mesnatës pas një debati me të shoqen, ka ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike për disa orë, si edhe e ka kërcënuar dhe fyer. Më pas, ai e ka dhunuar fizikisht për disa minuta. Megjithë ndërhyrjen e fëmijëve të mitur, dhuna ndaj 29-vjeçares nuk është ndalur. Ajo ka mundur të shpëtojë nga duart e tij dhe ka shkuar komisariatin e policisë së Cërrikut rreth orës 02:25 ku ka bërë denoncim për ngjarjen. Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e...