Makinat retro sjellin “Tirana Grand Tour” në Gjirokastër, ekspozohen rreth 30 modele

Makinat retro sjellin “Tirana Grand Tour” në Gjirokastër, ekspozohen rreth 30 modele

Rreth 30 automjete retro nga Shqipëria dhe Italia janë ekspozuar në zonën muzeale të Gjirokastrës, në kuadër të turit automobilistik “Tirana Grand Tour”. Modele historike dhe automjete klasike u prezantuan në hapësirat e qytetit muze, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe turistëve që ndodheshin në Gjirokastër. Aktiviteti ka bashkuar pilotë shqiptarë dhe italianë, duke ndërthurur pasionin për automobilizmin me promovimin e destinacioneve turistike të Shqipërisë. “Tirana Grand Tour” zhvillohet në kuadër të një turi automobilistik që nis nga jugu i Shqipërisë dhe përmbyllet në Tiranë me “Tirana Grand Prix”, një garë rregullsie që përfshin makina klasike dhe moderne. Sipas organizatorëve, në garën përmbyllëse në Tiranë do të marrin pjesë rreth 50 makina ose ekuipazhe, mes tyre 40 ndërkombëtare dhe 10 shqiptare. Përveç garës, aktiviteti synon...