Makina përplaset me dyqanin në Shkodër, plagosen shoferi kosovar dhe 3 familjarët e tij

Makina përplaset me dyqanin në Shkodër, plagosen shoferi kosovar dhe 3 familjarët e tij

Një aksident ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Shkodër, me pasojë 4 anëtarë të një familjeje shqiptare nga Kosova të plagosur. Ngjarja u shënua rreth orës 07:10 (22 korrik), në aksin rrugor Shëngjin-Velipojë, në fshatin Rrjoll. Drejtuesi J. B., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan. “Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit,  J. B., dhe 3 pasagjerë (familjarë të tij), të cilët janë dërguar për mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, informoi policia lokale....
Burimi: Sot.com.al