Makina përplas këmbësoren, qytetarja dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas këmbësoren, qytetarja dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në rrugën “Vëllazërimi” në Durrës, ku një grua këmbësore është përplasur nga një automjet. Sipas informacioneve paraprake, gruaja ishte duke kaluar rrugën në momentin kur është goditur nga makina. Përplasja ka shkaktuar dëmtimin e saj, ndërsa menjëherë në vendngjarje është nisur ambulanca. E dëmtuara është transportuar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave të para, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes. Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.