Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Makelele “shenjtëron” Luis Enrique: Shumë e kanë kritikuar, por rezultoi trajneri ideal për PSG
👁7026
Claude Makélélé, ish-mesfushori i PSG-së (2008-2011), shprehet shumë i kënaqur për Luis Enrique. Ai e sheh fitimin e Ligës së Kampionëve si kulmin e një sezoni ku trajneri spanjolli, duket e pabesueshme, por e vërtetë, është kritikuar shpesh. “Klubi i fshiu gabimet e bëra gjatë viteve dhe gjeti dikë që i dha shpirt skuadrës, një trajner si Luis Enrique, – siguroi ish-ndërkombëtari francez, tashmë 52-vjeçar. – Shumë e kanë kritikuar, por unë e dija se ishte personi ideal. Mori përsipër menaxhimin sportiv, drejtuesit i dhanë liri të veçantë veprimi për dy vite, gjë shumë e rrallë. I uroj me zemër...