Mahfuz: Sot unë po filloj një jetë të re – jetën e pensionistit…

Mahfuz: Sot unë po filloj një jetë të re – jetën e pensionistit…

Nga Nagip Mahfuz Sot unë po filloj një jetë të re-jetën e pensionistit.Pasi kalova vite të tëra pa fund si nëpunës shteti, pasi humba rininë dhe moshën e pjekurisë, shkela edhe unë, si mjaft të tjerë, pragun e pleqërisë. Nëpunësia shtetërore më mësoi dhe më detyroi t’i mbetem besnik përjetë mbretit si dhe të katër presidentëve që erdhën pas tij. Veç asnjëri syresh nuk e çau kokën për mua. Por s’është fjala për këtë.Por për ca gjëra të tjera: për ca halle më të mëdha e më të ngatërruara që ranë mbi kurrizin tim. Është fjala, shkurt, për vuajtjet që heq unë për shkak të kujtesës e të fantazisë sime. Ka mjaft mundësi, siç e gjykoj, që ata buburrecët, që gjallojnë nëpër gropa plehrash të...