Magjia e Komos nuk funksionon përballë Interit, zikaltrit triumfojnë dhe i afrohen kreut

Magjia e Komos nuk funksionon përballë Interit, zikaltrit triumfojnë dhe i afrohen kreut

Komo është një histori e bukur suksesi që ka bërë jehonë kudo në botë. Fabregasi ka bërë një punë të jashtëzakonshme, duke korrur fitore me goleada edhe në arenën europiane. Por magjia e Komos nuk ka funksionuar përballë Interit. Zikaltrit kanë treguar forcën dhe kanë fituar me shifrat 2-0. Ndeshja u vendos në pjesën e parë të saj. Esposito në minutën e 12 dhe Turami në të 19-n vulosën fitoren e Interit. Ky rezultat e dërgon ekipin e drejtuar nga Kivuja në kuotën e 28 pikëve, vetëm 1 pikë larg Lacios kryesuese./Sport Ekspres/