Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Macron, sulm “tarifave absurde”
Lufta tregtare e imponuar nga Donald Trump është “një absurditet në këtë moment në jetën e planetit” pasi pengon luftën kundër varfërisë dhe ngrohjes globale, theksoi Emmanuel Macron nga podiumi i konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi financimin e zhvillimit që po mbahet në Sevilje. Pa përmendur Shtetet e Bashkuara dhe presidentin e tyre, Macron kritikoi kryesisht tarifat doganore të vendosura kundër “vendeve që janë gati të fillojnë ngritjen e tyre ekonomike”. Ai shtoi se Organizata Botërore e Tregtisë duhet të ridizajnohet për t’u “përafruar me qëllimet tona në luftën kundër pabarazive dhe me qëllimet tona klimatike”. “Megjithatë, ne duhet...