Macron në pikën më të ulët të popullaritetit që nga viti 2017

Macron në pikën më të ulët të popullaritetit që nga viti 2017

Presidenti francez Emmanuel Macron po përballet me nivelin më të ulët të popullaritetit që prej marrjes së mandatit në vitin 2017. Sipas sondazhit të fundit të Ipsos BVA-CESI për gazetën “La Tribune Dimanche”, vetëm 15% e francezëve kanë një opinion pozitiv për punën e tij, ndërsa 82% shprehen negativisht. Rezultati vjen në një periudhë të vështirë për ekzekutivin francez, të përballur me protesta të nxënësve, shqetësime për çmimet e karburanteve dhe debate të forta parlamentare mbi buxhetin e shtetit. Ndryshe nga presidenti, kryeministri Sébastien Lecornu ka shënuar një rritje të lehtë të vlerësimeve pozitive, duke arritur në 22%, dy pikë më shumë se në matjen e mëparshme. Fuqia blerëse, shqetësimi kryesor i francezëve Sondazhi evidenton se ekonomia dhe gjendja financiare mbeten ndër shqetësimet kryesore të...