Macron kundër lehtësimit të sanksioneve ndaj naftës ruse: Nuk do të ulë çmimet, por do të përçajë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të lehtësuar sanksionet ndaj naftës ruse, duke argumentuar se kjo masë nuk do të zgjidhë problemet e tregut botëror dhe as nuk do të sjellë uljen e çmimeve të karburanteve. Në një konferencë për shtypin në përfundim të Këshillit Europian në Bruksel, të premten, më 16 tetor, Macron e cilësoi vendimin e administratës amerikane si një sinjal negativ, që rrezikon të shtojë mosbesimin dhe përçarjet mes vendeve. “Vendimi i marrë nga Donald Trump për lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës ruse nuk është pozitiv për askënd. Nuk është e vërtetë se do të zgjidhë problemin e tregut botëror”, deklaroi presidenti francez. Sipas tij, kjo qasje krijon pasiguri dhe dërgon një mesazh të gabuar...
Burimi:
syri.net