Lynn Nottage, dramaturgia që u jep zë historive të heshtura dhe njerëzve të lënë në margjina
Lynn Nottage është një nga dramaturget më të rëndësishme të teatrit bashkëkohor amerikan, emri i së cilës lidhet me një krijimtari që ndërthur artin skenik me çështjet e mëdha shoqërore. Përmes personazheve të saj, ajo sjell në vëmendje historitë e njerëzve që shpesh mbeten jashtë vëmendjes publike, duke trajtuar tema si diskriminimi racor, pabarazia ekonomike, dhuna ndaj grave, lufta, identiteti dhe dinjiteti njerëzor. Me një gjuhë dramatike të ndjeshme dhe një vështrim të thellë mbi realitetin, Nottage ka ndërtuar një univers teatror ku përvojat individuale shndërrohen në pasqyrë të problemeve më të gjera të shoqërisë, transmeton KultPlus. E lindur më 1964 në Brooklyn të New Yorkut, Lynn Nottage u rrit në një familje që e afroi herët me artin dhe letërsinë. Prindërit e saj, një...
Burimi:
kultplus.com