Luis Suárez, 1000 ndeshje dhe mesazh për mikun Messi: Duhet të arrijmë më shumë…

Luis Suárez, 1000 ndeshje dhe mesazh për mikun Messi: Duhet të arrijmë më shumë…

E mërkura ishte një ditë speciale për Luis Suárez. Sulmuesi uruguajan shënoi dy gola në fitoren 4-2 të Inter Miami ndaj Montreal Impact dhe festoi siç duhej ndeshjen e tij të 1000-të si futbollist profesionist. Një arritje që asnjë futbollist tjetër uruguajan nuk e kishte përmbushur më parë. “Kjo është rruga që duhet ndjekur. Jam krenar për ekipin, i lumtur për rezultatin. Duhet të vazhdojmë të shtyjmë për të arritur edhe më shumë”, – shkroi Suárez në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti historik. Edhe pse shifra është e denjë për librin e rekordeve, Suárez i ka sytë nga e ardhmja, me objektiva të qarta për Inter Miamin: të shkëlqejë në Kupën e Botës për Klube dhe të synojë titullin në MLS. Ja...