Luis Enrique me plan të qartë: Ka vetëm një mënyrë për të ndalur Barcelonën dhe Yamal…
PSG po përgatitet për një tjetër përballje të nivelit të lartë në Champions League, atë ndaj Barcelonës, sot në Paris. Një përballje që tashmë duket si një finale e mundshme e parakohshme. Të dyja skuadrat e kanë nisur fuqishëm sezonin, ndonëse hyjnë në këtë ndeshje me gjendje të ndryshme. PSG është ende në kërkim të një qëndrueshmërie më të madhe në paraqitjet e saj. Në anën tjetër, Barça vjen në këtë ndeshje në një formë të jashtëzakonshme: ende e pamposhtur këtë sezon, duke fituar dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve dhe duke ruajtur një ecuri të gjatë pozitive në La Liga. Megjithatë, Luis Enrique nuk synon të mbështetet te shkëlqimi individual, por te forca e grupit: “Ne përgatitemi për ndeshje si kjo, ashtu...
Burimi:
telesport.al