Luftërat politike dhe ideologjike, me eshtrat e vëllezërve Frashëri

Luftërat politike dhe ideologjike, me eshtrat e vëllezërve Frashëri

Përpjekja për marrjen e eshtrave të Naim Frashërit nga Turqia, në vitet ndërmjet 1927-’35-së vinte drejtpërdrejt nga Oborri Mbretëror. Motivacioni me të cilin kërkohen thotë: “Qeveria mbretnore, tyke marrun një vendim në favoret e këtij propozimi, duke plotësue detyrën kundrejt kujtimit të Atdhetarit të Madh, dhe do të fitojë simpathinë e kolonive që gjenden jashta Shqipërisë. Ashtu dhe varri në atdhe, do jetë shembulli i mirëpunimit për gjenerasionet e ardhshme”. Eshtrat e atdhetarit të madh nxjerrin në pah jo vetëm përpjekjen e shtetit për të kontrolluar eshtrat dhe rivarrimet, si akt përkujtimi e kujdesi për trupin, por dhe ndërtimin e një regjimi të caktuar diskursiv e hegjemonik mbi kujtesën kolektive kombëtare. Ato shërbejnë si lidhëz mes formës së qeverisjes, monarkisë dhe kujtesës kolektive shqiptare, ku...