“Luftë” Real-Tebas, klubi madrilen akuzon: Qëndrimi i tij dëmton imazhin e futbollit spanjoll!

“Luftë” Real-Tebas, klubi madrilen akuzon: Qëndrimi i tij dëmton imazhin e futbollit spanjoll!

Një polemikë ka shpërthyer në Spanjë mes Real Madridit dhe presidentit të La Ligës, Javier Tebas, pas ankesave të “Los Blancos” lidhur me gjykimin në ndeshjen derbi që humbën ndaj Atlético Madridit gjatë fundjavës. “Të pretendosh se gjyqtarët e kanë inat Real Madridin do të thotë të jetosh në një galaktikë tjetër. Ky narrativ shërben si alibi për të mbuluar mangësi të tjera – të dukshme me sy të lirë edhe në këto ndeshje të hershme të sezonit. Është më e lehtë të hipotezosh një komplot sesa të shpjegosh atë që po ndodh realisht në fushë”, tha Tebas, komentet e të cilit kanë marrë një jehonë të gjerë në mediat spanjolle. Real Madridi reagoi menjëherë duke lëshuar një deklaratë zyrtare, në të cilën thuhet se...