LUFTA SJELL STUHI RAKETASH MBI HORMUZ
Përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit hyn në një fazë të re, pas shkëmbimit të sulmeve dhe paralajmërimit të fortë të Donald Trumpit. Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Teheranin për një përgjigje të ashpër, pas sulmeve iraniane me raketa ndaj bazave amerikane në Jordani. “Do t’i godasim fort. Do të ketë një përgjigje”, është shprehur Trump, sipas një gazetari të Fox News. Sulmet shënojnë përplasjen e parë të drejtpërdrejtë ushtarake SHBA–Iran që nga fundi i korrikut. Sipas një burimi të lartë iranian për Reuters, Teherani e konsideron përplasjen të kufizuar, por paralajmëron se do të përgjigjet ashpër nëse sulmohet sërish. Nga ana tjetër, Trump deklaroi se mbrojtja ajrore amerikane ka rrëzuar raketat iraniane që mund të shkaktonin dëme dhe se sanksionet e reja...
Burimi:
ntv.al