Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

Një zhvillim i paprecednetë po ndodh në vendin më të fortë ushtarakisht të Europës Lindore, Poloni. Debati mbi Gjykatën Kushtetuese ka ashpërsuar më tej vijat ndarëse midis kampit qeverisës pro-evropian dhe presidentit konservator të krahut të djathtë Karol Nawrocki. Në një fjalim televiziv të shtunën në mbrëmje, kryeministri Donald Tusk kritikoi ashpër paraqitjen e presidentit në gjykatë. Nga ana tjetër, Nawrocki u takua me përfaqësues të partive të përfaqësuara në parlament për bisedime, por pa ndonjë rezultat konkret. Një video e postuar në mediat sociale nga një gjyqtar kushtetues tregonte ish-boksierin amator Nawrocki duke hyrë me forcë në gjykatë, duke përfshirë edhe shtyrjen përtokë të një gjyqtareje. Tusk kishte heshtur gjatë gjithë të shtunës. Megjithatë, në fjalimin e tij televiziv atë mbrëmje, ai foli qartë....