Lufta e Trump me mediat, 5 rrjetet televizive përfundojnë nën hetim nga Departamenti i Drejtësisë pse bojkotuan mbulimin e presidentit amerikan!

Lufta e Trump me mediat, 5 rrjetet televizive përfundojnë nën hetim nga Departamenti i Drejtësisë pse bojkotuan mbulimin e presidentit amerikan!

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka nisur një hetim ndaj disa rrjeteve televizive, për të përcaktuar nëse kanë shkelur ligjet federale të konkurrencës, pasi pezulluan për disa ditë mbulimin e përbashkët mediatik të presidentit Donald Trump. Muajin e kaluar, pesë rrjete televizive ndërprenë përkohësisht pjesëmarrjen në mbulimin e përbashkët të aktiviteteve presidenciale, në shenjë reagimi ndaj vendimit të administratës Trump për t’u hequr akreditimin gazetarëve të CNN, MS Now dhe Politico. Departamenti i Drejtësisë u ka kërkuar rrjeteve ABC, CBS, CNN, NBC dhe Fox News të dorëzojnë komunikimet që lidhen me këtë veprim. Sipas autoriteteve, bojkoti i mundshëm mund të përbëjë shkelje të ligjit Sherman, i cili ndalon praktikat monopoliste dhe marrëveshjet antikonkurruese mes kompanive. Sistemi i njohur si “presidential pool” u mundëson...