Lufta e Janinës/ Si u pushtua nga Greqia, kryeqyteti i Toskërisë!

Lufta e Janinës/ Si u pushtua nga Greqia, kryeqyteti i Toskërisë!

Përparim Rexhepaj, historian ushtarak ishte sot i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv për të folur për luftën e Janinës. Zoti Rexhepaj tha se kjo luftë është lënë në harresë. Ai tregoi me argumente historike se si ra Janina në duart e Greqisë. “Lufta e Janinës ka ngelur në harresë. Vetëm në këngët popullore ruhet kujtimi për luftën e madhe që u bë në Janinë. Bëhet fjalë për vitet 1912-1913, pra lufta e parë ballkanike, atëherë kur Greqia dhe Mali i Zi bënin aleanca të fshehura për të copëtuar trojet shqiptare. Greqia u fut në Luftën e Parë Ballkanike me dy armata, atë të Thesalisë me 120 mijë vetë dhe armata e Epirit me 10 mijë vetë. Armata e Thesalisë kishte detyrë...