Luciano Pavarotti, zëri i paharruar i operas

Luciano Pavarotti, zëri i paharruar i operas

6 September, 2026 - 18:06 Luciano Pavarotti, një nga tenorët më të famshëm italianë dhe një prej figurave më të njohura të muzikës botërore, lindi më 12 tetor 1935 në Modena të Italisë. Ai u nda nga jeta më 6 shtator 2007, po në qytetin e tij të lindjes. Pavarotti u rrit në një familje të thjeshtë. Babai i tij ishte një këngëtar amator me talent dhe gjatë shërbimit ushtarak kishte punuar si furrëtar. Fillimisht, Luciano Pavarotti nuk mendonte për një karrierë në muzikë. Ai dëshironte të bëhej mësues dhe për dy vite dha mësim në një shkollë pedagogjike. Rruga e tij drejt operas nisi kur filloi studimet e këngës. Në vitin 1956 studioi me tenorin Arrigo Pola dhe më pas, për një periudhë të...