Londra mban nën vëzhgim politikën shqiptare, paralajmëron “non-grata” ndaj të korruptuarve dhe mbështet…

Londra mban nën vëzhgim politikën shqiptare, paralajmëron “non-grata” ndaj të korruptuarve dhe mbështet…

Një paralajmërim i fortë ka ardhur nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott, i cili në një intervistë për “Top Channel” për gazetarin Muhamed Veliu, ka lënë të hapur mundësinë e shpalljes së emrave të rinj si persona “non grata” në Shqipëri. Duke theksuar se siguria kombëtare e Britanisë është prioritet absolut, Abbott nënvizoi se zyrtarët dhe politikanët shqiptarë që dyshohen për korrupsion, por edhe familjarët apo bashkëpunëtorët e tyre, mund të përballen me sanksione të reja. Deklaratat e ambasadorit vijnë në një kohë të ndjeshme politike, pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, duke rritur tensionin...
Burimi: Sot.com.al