‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

KOMBINIMET TIRANË-Për herë të parë, targat e personalizuara të automjeteve do të përzgjidhen përmes një ankandi elektronik. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se procesi do të zhvillohet tërësisht online, përmes platformës zyrtare të ankandit. Ankandi i parë do të nisë me gjashtë kombinime të veçanta, për të cilat pjesëmarrësit do të mund të zgjedhin për targat: Q888Q, L0ND0N, QU33N, K0S0VA, 7777 dhe M0N3Y. Regjistrimi për pjesëmarrjen u hap ditën e djeshme më 1 tetor 2026 dhe do të qëndrojë i hapur deri më 26 tetor, ora 23:59. Ofertimi në ankand do të zhvillohet nga 29 tetor, ora 10:00, deri më 5 nëntor 2026, ora 10:00. Pjesëmarrësit mund të regjistrohen online në platformën ankandi.dpshtr.al, të aplikojnë për ankandin dhe të përzgjedhin kombinimin...