Lojtarët në rolin e tyre dhe skema e re mbrojtëse; ja se si Amorim e ka ndryshuar Milanin
Në mbrëmjen e “San Siros” u pa disi Milani i vërtetë. Ende jo saktësisht ai që Ruben Amorim ka në mendje, që kur pranoi këtë sfidë, por diçka e ngjashme. Ose, për të qenë më të qartë, diçka e ngjashme me Milanin që trajneri po mendon të ndërtojë, pasi, siç ka thënë vetë, nuk i ka në dispozicion lojtarët për futbollin e tij ideal. Kundër Lecce u pa një skuadër logjike, shumë më e organizuar se ajo që humbi ndaj një Benfike të përgjysmuar, shumë më e ekuilibruar se ajo që i dha Lazios më shumë se një pjesë loje përpara se të realizonte një përmbysje madhështore. Kjo kthesë premtuese e kuqezinjve mund të përmblidhet në tri pika kryesore. 1. Të gjithë (ose pothuajse të...
Burimi:
telesport.al