Lojërat Mesdhetare/ Petrov siguron finalet e gjimnastikës, dobët karateja e pingpongu

Lojërat Mesdhetare/ Petrov siguron finalet e gjimnastikës, dobët karateja e pingpongu

Kanë vijuar në Itali garat e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, me sportistët kuqezi që kanë garuar në disiplina të ndryshme sportive. Atletika, gjimnastika, karateja e pingpongu kanë qenë disiplinat ku edhe Shqipëria ka garuar, duke shpresuar ende për zonën e medaljeve. Në atletikë, Franko Burraj garoi në baterinë e dytë të garës së 400 metrave, duke u renditur në vendin e katërt me kohën 46”19. Ai nuk arriti dot të kualifikohet për në finalen e kësaj disipline, duke u renditur i 10-ti në klasifikimin e përgjithshëm të tri baterive eliminatore. Në gjimnastikë, në garën e kalit me doreza, gjimnasti shqiptar Matvei Petrov, u klasifkua në vendin e dytë në eliminatore. Pjesëmarrës ishin 41 sportistë dhe Petrov bëri një paraqitje shumë të mirë, duke grumbulluar 14.100...