Lojërat me ashikë- lojërat e para të fatit dhe dashurisë

Lojërat me ashikë- lojërat e para të fatit dhe dashurisë

Sigurisht, jo vetëm në Korçë, por edhe në qyte të tjera, lojërat me ashikë kanë qenë lojrat e para të fatit. Në të vërtetë ashiku ka qenë loja e parë e fatit për njeriun. Me to mund të argëtoheshe, mund të fitoje lekë, mbi të gjitha mund të provoje fatin sa shanse kishte për t’u lidhur me një vajzë për të cilën të kishte ikur truri. Ashiku ishte një lloj luledeleje ku mund të provoje: më do… s’më do… më do… s’më do… ose një lloj trifili me katër fletë (gjë që nuk ekziston), dhe në rast se e gjeje një të tillë, atëherë me atë mund t’i bëje magji vajzës për të cilën ëndërroje dhe pas kësaj martesa me të do të ishte e sigurt....