Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Liverpuli kërkon De Brujnin, por belgu do largimin nga Anglia! Në garë klubi i Serisë A
👁5982
Kevin De Brujni do të jetë lojtar i ri në fund të këtij sezoni. Sigurisht që një lojtar i kalibrit të tij pritet të ketë shumë oferta këtë verë. Dy emra kanë dalë në skenë ende pa nisur merkatoja e verës. Kampioni i ri i Premier Ligës, Liverpuli, është i interesuar për të siguruar shërbimet e 33-vjeçarit. Megjithatë mësohet se vetë mesfushori belg dëshiron largimin nga kampionati anglez. Një tjetër ekip i gatshëm për t’i ofruar një kontratë është Napoli. Skuadra e Antonio Kontes është futur në garë për Kevin De Brujnin dhe do të provojë ta bindë për të...