Liverpool, pasardhësi i Salah vjen nga La Liga: kushton 60 milionë euro

Liverpool, pasardhësi i Salah vjen nga La Liga: kushton 60 milionë euro

Liverpool mund të hidhet në sulm për Takefusa Kubo, yll i Real Sociedad, këtë verë. Klubi spanjoll mund të jetë i detyruar të shesë disa prej lojtarëve më të mirë, duke përfshirë Kubo dhe Martin Zubimendi, në rast se klubi nuk kualifikohet në kompeticionet europiane. Klubi bask mban vendin e dhjetë aktualisht në La Liga dhe ka pak mundësi të arrijë vendin e shtatë, i domosdoshëm për të siguruar Conference League. Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit kundër Real Madrid, skuadra ndodhet në një moment vendimtar të sezonit. Kubo, 23-vjeçar, ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë katër asiste në këtë sezon. Paraqitja e tij në gjysmëfinale kundër Real-it, ku ka dhënë edhe një asist, ka treguar përsëri cilësinë e tij. Liverpool po ndjek me...