Liverpool ka frikë nga Konaté, detyrohet ta shesë për një shifër “modeste”

Liverpool ka frikë nga Konaté, detyrohet ta shesë për një shifër “modeste”

24 Qershor 2025 17:25 Telesport Liverpool ka frikë se Ibrahima Konaté do të jetë “Alexander-Arnold” i ardhshëm. Mbrojtësi francez ka edhe një vit kontratë në “Anfield” dhe verën e ardhshme mund të largohet me parametra zero. Kështu, klubi i kuq ka vendosur ta shesë shtatlartin, nëse ai refuzon të rinovojë kontratën e tij. Real Madrid, PSG dhe Bayern është grupi i klubeve që janë në vënë në garë për lojtarin e kombëtares franceze. Konaté mund të shitet për rreth 55 mln euro. Ai kërkon pagë 200 mijë paundë në javë.
Burimi: Telesport.al