Live Superiore/ Egnatia i shënon dy Dinamos dhe shkon drejt titullit, asnjë gol në Vllaznia-Elbasani

Live Superiore/ Egnatia i shënon dy Dinamos dhe shkon drejt titullit, asnjë gol në Vllaznia-Elbasani

Superiorja mbyll sot sezonin me dy ndeshje vendimtare që do të përcaktojnë skuadrën kampione të Shqipërisë. Vëmendja kryesore do të jetë te përballja Egnatia–Dinamo në “Elbasan Arena” dhe dueli Vllaznia–Elbasani në “Air Albania”, të cilat zhvillohen paralelisht. Egnatia hyn në ndeshjen ndaj Dinamos me objektivin e qartë për të siguruar titullin e tretë kampion radhazi. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede ndodhet me pikë të barabarta me Elbasanin, por gëzon avantazhin e ndeshjeve direkte. Një fitore ndaj Dinamos do t’i mjaftonte rrogozhinasve për të ngritur trofeun, pa u varur nga rezultati i sfidës tjetër. Për këtë arsye, Dede ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, duke rikthyer nga minuta e parë edhe Albanezen. Në krahun tjetër, Dinamo rikthen në pankinë trajnerin Ilir...