Lista Studentore nuk paralajmëron ndryshim të politikës ndaj Kosovës
Studentët arritën të ndryshojnë pushtetin në Serbi pas 14 vjetësh. Por, a do të ndryshojë edhe politika e Beogradit ndaj Kosovës. Qëndrimet e Listës Studentore nuk paralajmërojnë ndonjë kthesë thelbësore. Në programin e saj, çështja e Kosovës trajtohet në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 të OKB-së, me theks në përmirësimin e pozitës së serbëve në Kosovë. Ilija Srdanoviq, i pari në Listën Studentore, ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut me Prishtinën dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, por në përputhje me Kushtetutën e Serbisë. Në Konventën Kombëtare për Bashkimin Evropian nuk presin ndryshime të shpejta në dialog. “Nuk besoj se pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë do të ketë një dinamikë shumë të ndryshme. Mendoj se këto procese, veçanërisht kur flasim...
Burimi:
syri.net