Lise Meitner, shkencëtarja që u nominua 46 herë për çmimin Nobel dhe nuk e fitoi kurrë
Ka histori me fund të lumtur, ka histori me fund tragjik dhe ka histori që lënë një shije të hidhur. Lise Meitner zhvilloi teorinë e ndarjes bërthamore, e cila çoi në prodhimin e bombës atomike, por ajo nuk mori njohjen që meritonte për punën e saj. Partneri i saj u nderua me çmimin Nobel. Një skenë e paharrueshme në filmin Oppenheimer, i cili tregon historinë e prodhimit të bombës atomike, tregon Luis Alvarez, një fizikant nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, duke lexuar gazetën. Papritur, ai çohet në këmbë dhe fillon të vrapojë në rrugë për të gjetur kolegun e tij, fizikanin, Robert Oppenheimer. Entuziazmi i tij kishte të bënte me dy kimistë gjermanë, Otto Hahn dhe Fritz Strassmann, të cilët në vitin 1939 përdorën për...
Burimi:
kultplus.com