Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Golemit/ Sekuestrohen 190 çadra me shezlongë
👁14259
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Konkretisht janë liruar 2 hapësira në plazhin e Golemit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që janë sekuestruar 190 komplete me çadra dhe shezlongë. Gjithashtu, policia ka proceduar penalisht një shtetase. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjektet në bregdet apo nga vetë pushuesit, duke vënë...