Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Lirimi i hapësirave publike/Rama ndan pamjet nga Shkodra: Program në funksion të…
Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se aksioni do të vijojë për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet. “Çlirimi i hapësirave publike në Shkodër vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan Rama.