LIRIDASHËSIT (Trimave që, në janar 1891, dogjën sarajin turk dhe dëbuan kajmekamin nga Drenica)

LIRIDASHËSIT (Trimave që, në janar 1891, dogjën sarajin turk dhe dëbuan kajmekamin nga Drenica)

Bedri Tahiri Buzëmbrëmje e ftohtë janari. Dimër i egër, i pamëshirshëm. Veriu të printe si me shpatë. Të grinte fare. Borën e imët që binte pa pra, e përplaste shtrojerave dhe krijonte ortekë të pakalueshëm. Malësorë të armatosur e të veshur mirë nxitonin. Me gunat hedhur krahëve nuk ia vënin veshin as acarit, as dëborës. Ecnin e ecnin. Ca kaluar, ca këmbë. Vinin nga drejtime të ndryshme e në një cak përfundonin. Takoheshin në Prekaz të Epërm, në kullën e Ahmet Delisë. Sekush që hynte brenda shkrihej nga zjarri bubulak që s’shuhej kurrë në oxhakun çemerli. I varnin armët dhe zinin vend sipas rendit e sipas moshës. Edhe armët shkëlqenin nga të nxehtit, djersiteshin. Pranë tyre qëndronte lahuta. Ato, njëra pa tjetrën s’bënin dot. Por...