Liqeni i Kallabakut, destinacioni që tërheq 65% të vizitorëve të Parkut Korab-Koritnik
Mes peizazheve të egra malore të Kukësit, pranë fshatit piktoresk të Novosejës, liqeni i Kallabakut po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për adhuruesit e natyrës dhe turizmit të aventurës. Ujërat e pastër të liqenit, të rrethuar nga kullotat alpine, pyjet dhe relievi madhështor malor, krijojnë një panoramë të veçantë. Ndërsa mundësitë për ecje, eksplorim, fotografi dhe aktivitete sportive si kajaku e bëjnë këtë zonë një atraksion të veçantë për vizitorët. Një tjetër element që e bën këtë destinacion edhe më tërheqës është “Shtegu i ngjyrave”, një itinerar natyror që nis nga zona e liqenit, duke u ofruar turistëve të eksplorojnë peizazhin, florën dhe faunën e zonës. Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Lefter Gjana tha sot për ATSH-në se...
Burimi:
kultplus.com