Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Linjat atërore me prejardhje hune, avare dhe fise të tjera të Euroazisë
Projekti Rrenjet Linjat atërore me prejardhje hune, avare dhe fise të tjera të Euroazisë. Gjatë shekujve 3-7, dimë që në Ballkan u vendosën fise me prejardhje të ndryshme, prej të cilave pjesa më e madhe ishin fise gjemanike në fillim, dhe fise sllave më pas. Po në këtë periudhë pati edhe mbërritje të fiseve me prejardhje më lindore, nga zona e Euroazisë, mes të cilëve ishin hunët, avarët, etj. Nga studime shkencore të 2-3 viteve të fundit del se hunët kishin prejardhje nga një zonë e thellë e Azisë qendrore/lindore, me gjasë rreth Mongolisë së sotshme, kurse Avarët nga një zonë në perëndim të maleve Urale. Teksa shtegtuan drejt Europës, këto fise jo vetëm përthithën popullsitë që nënshtruan, por edhe lanë trashëgimi gjenetike që e...