Ligji i pagesave: 13 muaj për kundërshtim transaksionesh
Qytetarët dhe bizneset do të kenë më shumë kohë për të kundërshtuar transaksionet bankare që nuk i kanë autorizuar ose që janë kryer gabim. Sipas ligjit të ri "Për shërbimet e pagesave", të botuar në Fletoren Zyrtare, nga 1 janari 2027 afati për paraqitjen e këtyre pretendimeve zgjatet nga 6 në 13 muaj. Ndryshimi u jep përdoruesve të shërbimeve bankare më shumë kohë për të identifikuar dhe raportuar pagesat e paautorizuara apo ato që janë ekzekutuar në mënyrë të pasaktë. Ligji parashikon gjithashtu rregulla më të qarta për transparencën e tarifave dhe të kushteve të shërbimeve të pagesave, si dhe krijon bazën ligjore për kufizimin e tarifave të shkëmbimit në pagesat me kartë. Synimi është nxitja e konkurrencës dhe ulja e kostove të shërbimeve financiare...
Burimi:
kohajone.com