Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ligji 20/2020 për pronësinë! Avokati: Ja si duhet vepruar për të regjistruar objektet e vjetra pa tituj pronësie dhe…
Në një intervistë avokati Erald Aga ka dhënë sqarime të rëndësishme mbi mënyrën se si qytetarët mund të regjistrojnë ndërtimet e tyre të vjetra të ndërtuara para datës 10 gusht 1991, që ende nuk kanë tituj pronësie. Sipas tij, Ligji nr. 20/2020 parashikon që këto ndërtesa të regjistrohen në emër të ndërtuesit, së bashku me truallin përkatës, për sa kohë sipërfaqja është më pak se 300 m² dhe prona nuk ndodhet në zona të ndaluara si repartet ushtarake, plazhet apo institucionet shtetërore. Avokati theksoi se edhe pse ligji i ngarkon institucionet si ASHK për të përfunduar procesin brenda gjashtë muajsh, kjo nuk ka ndodhur ende. Ai nënvizoi se ndonëse ligji parashikon që qytetarët nuk kanë pse të bëjnë kërkesa, në praktikë ASHK i detyron ata...